“Kasaforta” e re për Olaf Scholz kushton më shumë se…

15/12/2021 11:22

Punë e re, fat i ri dhe… një makinë e re për Olaf Scholz.

Kancelari i ri gjerman që zëvendësoi Angela Merkelin do të udhëtojë me një nga makinat më të sigurta në botë. Mercedes i dorëzoi shërbimit të sigurisë një model të blinduar S-Class i ri.

Sa i përket nivelit të mbrojtjes, kjo makinë mund të radhitet në vend të dytë, pas limuzinës së presidentit amerikan Joe Biden, e prodhuar nga General Motors.

Mercedesi S 680 Guard i blinduar mund të blihet edhe nga klientë privatë, të cilët mund të paguajnë më shumë se gjysmë milion euro për këtë “kala” me rrota.

Mercedes S 680 Guard që do udhëtojë kancelari i ri gjerman Olaf Scholz.

Kjo makinë kushton sa pesë S-Class standarde, pasi është shumë më e ndërlikuar dhe akoma më i vështirë për shkak të opsioneve të vendosura për t’u prodhuar.

S-Classi standard mund të montohet automotakisht në 50 orë, ndërsa S-Classi i blinduar merr 50 ditë punë, ku shumë pjesë montohen manualisht.

Makina e Kancelarit është projektuar të udhëtojë deri në 30 km me goma të shpuara.

Në këtë kohë, inxhinierët e Mercedes arritën të ndërtonin një kasafortë të vërtetë, duke përdorur çelik të blinduar, karbon dhe xham antiplumb 10 cm të trashë.

Ky mjet plotëson nivelin më të lartë të mbrojtjes balistike VR10 dhe arrin të përballojë sulmet me granatë dhe armë automatike.

Edhe në rast të ndonjë defekti në sistemin elektrik në makinë, dritaret vazhdojnë të funksionojnë falë një furnizimi me energji të veçantë.

Kabina edhe pse është e mbyllur hermetikisht, ajo është e pajisur me një rezervuar të posaçëm oksigjeni në rast të ndonjë sulmi me gaz. Një sistem i mbrojtjes nga zjarri është instaluar veçmas dhe vihet në përdorim sapo sensorët e zjarrit kapin sinjalin.

Kjo “kala” e blinduar peshon më shumë se 4 tonë. Ka një motor  V12 biturbo me 612 kuaj fuqi. Sidoqoftë, shpejtësia maksimale është kufizuar në 190 km/h për shkak të peshës së lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA