Armando Broja është i pandalshëm në Premier League teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar golin e katërt në kampionat me fanellën e Southampton.
Sulmuesi është titullar në ndeshjen që “Shënjtorët” po luajnë ndaj Crystal Palace në transfertë, teksa e nisën ndeshjen duke pësuar gol që në minutën e dytë.
Mirëpo, në vazhdim, ishte Broja ai që merr për dore skuadrën teksa fillimisht fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës e cila u përkthye në gol nga kapiteni Ëard-Prose, ndërsa në minutën e 36, futbollisti i kombëtares ngjitet vetë në piedestal.
20-vjeçarit i mjafton vetëm pak hapësirë dhe me një të djathtë potente mposht portierin Butland, i cili edhe pse zgjatet nuk mund të bëjë asgjë për të evituar golin. Kështu, Broja konfirmohet si njeriu kryesor i Southampton në sulm, duke ia dalë të shfaqë me sukses talentin e tij edhe në një kampionat elitar të Europës si Premier League.
Top Channel