Arteta i hoqi shiritin, sulmuesi i Arsenalit shihet si zgjidhje te Barcelona

15/12/2021 10:49

Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë Barcelonës. Sulmuesi nga Gaboni ka humbur shiritin e kapitenit tek Arsenali për thyerjen e disiplinës së klubit, jashtë fushës së blertë.

Marrëdhëniet e tij me trajnerin e “Topçinjve”, Mikel Arteta, janë në pikët më të ulët, kështu që zgjidhja më e mirë për palët do të ishte “divorci” me konsensus që në merkaton e janarit.

32-vjeçari shihet si një nga alternativat më të mira për zgjidhur “hallet” e Barcelonës në repartin e avancuar, ku vetëm Depay ka mundur të shënojë një kuotë të caktuar golash, të denja për një sulmues.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se situata ekonomike e “blaugranave” mbetet e pasigurt, çka do të thotë se nuk mund të bëhen shpenzime të mëdha pa shitur lojtarë apo pa hequr qafe emra që rëndojnë në arkat e klubit për shkak të pagës së lartë.

Për këtë arsye, po mendohet për një skenar që shmang shpenzimet: shkëmbimi me Ousmane Dembélénë. Mediet spanjolle bëjnë me dije se po vlerësohet kjo mundësi, pasa pagat e të lojtarëve nuk kanë diferencë të madhe nga njëra-tjetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA