Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 17:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Papër.

Automjeti tip ‘Opel’ me drejtues një 21 vjeçar ka aksidentuar një 65-vjeçar, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

“Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA