Lidhja mes Donaldit dhe Beatrix nuk po ndalet së komentuari në publik por edhe nga banorët.
Disa prej tyre kanë dyshuar tek vërtetësia e kësaj lidhjeje dhe tek vazhdueshmëria e saj.
Në publik të shumtë janë ata që shprehen se pas surprizës nga Romeo sjellja e Donaldit ka ndryshuar rrënjësisht duke ftohur kështu edhe marrëdhënien e tyre.
Spektaklin e sotëm Donaldi I dha fund zërave nëse ardhja e vëllait ka ndikuar apo jo tek ai.
‘’Ka ndikuar për mirë patjetër, jo vetëm për Beatrix por në përgjithësi. Atë ditë kur ndoqa klipin realisht kam menduar të largohem nga shtëpia. Duhet thjesht të dini se këtu ka shumë presion dhe unë nuk po bëj dot gjërat që dua. Banorët nuk pushojnë së komentuari, ka momente për shembull kur atë vajzën më vjen ta ha fare’’,- tha ai.
Top Channel