Foto ilustruese

Policia ka vënë nën pranga një 23 vjeçar, i cili akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasi i arrestuar është shtetasi F.H.

“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin F. H., 23 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA