Problemet financiare te Barcelona, duket se po e detyrojnë klubin të ndërmarrë veprime të cilat në të kaluarën mund të cilësoheshin si të paimagjinueshme. Së fundmi, drejtuesit katalanas do të duhet të ngushtojnë rrethin e zgjedhjes së trajnerit Xavi Hernandez sa i përket lojtarëve që hedh në fushë, teksa Yusuf Demir do të lihet jashtë ekipit të parë për gjashtë javë.
Edhe pse talenti austriak ka bindur në fushë dhe ka treguar se e pret një e ardhme e shkëlqyer, te Barcelona kanë menduar ta përjashtojnë, të detyruar nga fakti se nëse 18-vjeçari aktivizohet në 10 ndeshje për ta, atëherë spanjollët do të duhet ta transferojnë në mënyrë përfundimtare nga klubi i Rapid Wien.
Aktualisht, Demir ka luajtur në 9 raste për Barçën teksa është në huazim nga austriakët dhe në klauzolën mes palëve bëhet e qartë se në rast të aktivizimit për 10 ndeshje, atëherë Barcelona duhet të derdhë 8.5 milionë paund në arkat e Rapid Wien. Por, kjo nuk do të thotë se katalanasit nuk do ta bëjnë të tyrin 18-vjeçarin, thjesht do të shmangin blerjen e tij deri në fund të janarit, për të mos i rënduar bilancit aktual.
Kështu, pas janarit, në klub do të kalojë bilanci i ri për sezonin e ardhshëm e aty do të gjendet edhe hapësira e duhur për të nënshkruar më pas me Demir, e për ta lejuar sulmuesin anësor të aktivizohet rregullisht nën urdhrat e trajnerit Xavi./ SS
Top Channel