Java e 14-të luhet në tre ditë, spikasin sfidat në Loro Boriçi dhe Air Albania

14/12/2021 18:58

Java e ardhshme, e 14-ta e Abissnet Superiores do të ndahet në tre ditë. Ajo do të startojë të premten, teksa në Elbasan Arena, Dinamo do të presë Vllazninë. Të dyja ekipet vijnë në formë të ndryshme, teksa blutë kanë pësuar tre humbje radhazi, ndërsa shkodranët po afrohen me kreun pas dy fitoreve të fundit.

Ndërkaq, të shtunën në Korçë, Skënderbeu luhet një finale mbijetese me vendasit që presin Kastriotin. Pas ndalesës së korçarëve në javën e 13-të dhe triumfit të krutanëve, tashmë diferenca mes dy ekipeve është vetëm tre pikë. Sakaq, po të shtunën, luhet edhe Egnatia-Laçi, me kurbinasit që kanë koleksionuar tre fitore radhazi, ndërsa nga ana tjetër, Zekirija Ramadani, tekniku i rrogozhinasve është ende në kërkim të pikëve të para me skuadrën e re.

Ndërkohë, të dielën, luhen dy sfida spektakolare si Kukësi-Partizani dhe Tirana-Teuta. Verilindorët kanë zgjedhur stadiumin Loro Boriçi për të luajtur ndaj të kuqve, teksa synimi është të kthehen te suksesi pas ndalesave me Laçin dhe Teutën, ndërsa nga ana tjetër, Partizani synon vazhdimësinë pas fitores me Dinamon. Sa i përket sfidës tjetër, Tiranës i duhet të reagojë pas disfatës me Laçin, ndërsa Teuta vjen nga barazimi me Kukësin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA