E moshuara në varfëri ekstreme/ 63-vjeçarja nga Elbasani jeton në një ambient 6 metra katror, pa ujë dhe drita

14/12/2021 15:30

E rritur në shtëpi fëmijë jeta e Merita Hazizit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë e megjithatë ka jetuar normalisht disa vite.

Në gërmadhat e asaj që nuk mund të quhet shtëpi gjend ende shishe të boshatisura parfumi, si ironi e një kohë që nuk do të kthehet më.

63-vjeçarja jeton e vetme në një hapësirë 6 metra katrorë, pa ujë, pa drita, pa asnjë mjet jetese.

Ta cilësosh gjendjen të mjerueshme është shumë pak. Merita ka punuar 10 vite në ferrokrom, por kjo periudhë kohore nuk mjafton për të përfituar pension pleqësie. Asnjë mundësi nuk ka e moshuara të paguajë pjesë e mbetur të kontributeve ndërkohë që kërkesat e saj janë fare minimale.

Në prag të festave të fundvitit zonja e moshuar nga fshati Kuqan i Elbasanit, të cilën Zoti nuk e bekoi me fëmijë, meriton të ketë vetëm dritë dhe një çati mbi kokë përballë dimrit të ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA