Dy persona janë proceduar penalisht pasi ka dhunuar dhe penguar në ushtrimin e detyrës gazetaren B.D, 24 vjeçe.

Sipas njoftimit të uniformave blu, bëhet me dije se shtetasit me iniciale T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare.

“U proceduan penalisht shtetasit T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare, e cila kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA