Bukuri që dhemb/ Pamjet magjike nga Bulqiza, por bora izolon fshatrat dhe lë pa drita banorët

14/12/2021 13:07

Reshjet intensive të borës kanë bërë që në Bulqizë të krijohet një shtresë e trashë dëbore, që arrin në një metra në zonat e thella.

Gazetari Dëfrim Karaj, përmes aparatit sjell pamjen e u bukur, ku malet dhe pemët janë zbardhur tërësisht.

Reshjet e dëborës kanë vazhduar dhe këtë të martë, teksa temperaturat shënojnë minus shtatë gradë celsius.

Ndërkohë, prej tri ditësh në njësitë administrative Ostren dhe Trebisht nuk ka energji elektrike. Shumë fshatra të thellë janë në izolim, pasi bora ka bllokuar rrugët.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA