10 persona janë vënë nën prangat e policisë, ndërsa janë proceduar penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale në Tiranë.
Në pranga u vu shtetasi F. P., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 38 vjeç, pasi u kap duke vjedhur në banesën e shtetasit R. F., 72 vjeç. Ndërkaq, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në muajin shtator 2021, ka vjedhur një biçikletë në parkimin e një pallati.
Policia arrestoi edhe shtetasin R. Sh., 31 vjeç, pasi në hyrje të parkingut te sheshi “Skënderbej”, ka goditur me grushte punonjësin e Policisë së Rendit Publik.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 18 vjeç, pasi gjatë shoqërimit për verifikim, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë së Rendit Publik.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. H., 55 vjeç; B. S., 55 vjeç; H. Ç., 38 vjeç; P. M., 29 vjeç dhe K. S., 18 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për shtetasit:
– D. C., 39 vjeçe, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
– A. K., 25 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
– E. B., 31 vjeç dhe A. I., 27 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel