“Putini njeh vetëm një gjuhë, atë të armëve”, ushtarët ukrainas përgatiten për luftë!

13/12/2021 17:20

Vladimir Putinit nuk i zihet besë, thonë ushtarët ukrainas në vijën e frontit, të cilët mbeten në gatishmëri të lartë në mesin e tensioneve me Moskën.

Në lindje të Ukrainës, konflikti me separatistët pro-rusë vazhdon që prej 2014-tës, e ata nuk varin shumë shpresa tek negociatat.

Me Putinin flitet me armë; kjo e vetmja gjuhë që ai kupton. Megjithatë, nëse negociatat diplomatike arrijnë një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, pa qenë nevoja që ne të humbim territore, atëherë jam dakord me to”.

Lufta këtu vazhdon prej 8 vitesh. Kemi tete vjet që dëgjojmë për negociata, por nëse hedhim një vështrim pas që nga vitet 2014-2015, praktikisht asgjë nuk ka ndryshuar. Ka më pak bombardime sot, është e vërtetë, por njerëzit sërish po vdesin dhe kemi probleme ne front”.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet e vitit 2019, duke premtuar edhe përfundimin e luftës. Pesë muaj pas marrjes së postit, ai siguroi një shkëmbim të burgosurish me Rusinë.

Por që prej atëherë, pozicioni i Zelenskiyt ndaj Moskës është ashpërsuar, e kjo ka shkaktuar zemërim në Kremlin, sidomos fakti që ai ka shpeshtuar thirrjet për anëtarësimin e vendit në NATO.

 

Top Channel