Përplasen kokë më kokë anijet në Balltik, disa të zhdukur: Njëra anije është angleze

13/12/2021 15:33

Dy anije mallrash janë përplasur në Detin Baltik, në ujërat mes ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad.

Autoritetet kanë nisur një operacion kërkim shpëtimit pasi të paktën dy persona konsiderohen të zhdukur, njoftuan autoritetet suedeze e daneze. Anija, Karin Hoej, e regjistruar në Danimarkë është përmbysur.

Në të ndodheshin dy persona në bord dhe asnjëri prej tyre nuk po gjendet. BBC, thotë se në ujrat e akullta, janë dëgjuar britma, por ende nuk është gjetur askush.

Anija tjetër, e regjistruar në Britani, Scot Carrier, është funksionale dhe stafi i saj është i sigurt.

Mund të konfirmoj që ka ndodhur një aksident, por nuk i di rrethanat”, tha Soren Hoj, drejtor i kompanisë, Rederiet Hoj, e cila ka në pronësi anijen, Karin Hoej.

Në anën tjetër zëdhënësi i Institutit meteorologjik danez, tha se në kohën kur anijet u përplasën pati mjegull.

Aksidenti ndodhi rreth orës 3 në mëngjes. Në aksionin e shpëtimit janë duke ndihmuar edhe anijet civile që ndodheshin në afërsi.

Top Channel