Ministrja Kushi mbledhje me drejtuesit e ZVA-ve/ Në fokus, garantimi i mëtejshëm i masave për shkollat në stinën e dimrit

13/12/2021 18:37

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka organizuar mbledhjen e radhës me drejtuesit e të gjitha zyrave vendore arsimore.

Gjatë kësaj mbledhjeje është bërë vlerësimi i situatës aktuale në shkollat që ndodhen në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës.

“Zyrat tona arsimore së bashku me bashkitë po tregojnë vëmendje maksimale gjatë stinës së dimrit, për garantimin e kushteve në mjediset e brendshme të shkollave dhe për vijimin sa më normal të procesit mësimor”- thekson Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA