Kafsha e rradhës është një qen, lehjet e tij nxisin dyshimet tek banorët
13/12/2021 23:51
Një mision i fshehtë i është kërkuar Beniadës, Monikës dhe Beatrix.
Ata duhet që kafshët e evidentuara në shtëpi t’i largonin sa më shpejt pa arritur që të kuptohet nga asnjë prej banorëve të tjerë.
Pas pulës dhe deles kafsha tjetër me të cilën ato u sprovuan ishte një qen.
E vënë në vështirësi Beniada u detyrua që të përdorte një justifikim për të mbledhur të gjithë banorët në dhomën e gjumit.
Këtë kohë Beatrix e shfrytëzoi për të vrapuar drejt lavanderisë për të larguar me sukses qenin nga godina e shtëpisë.
Lehjet e qenit nxitën tek banorët dyshimin se diçka po ndodhte.
Top Channel