Ish-ministrja daneze e emigracionit është shpallur fajtore sot në një proces të rrallë, për ndarjet e disa familjeve të emigrantëve sipas procedurave të ashpra të emigracionit që vendi kishte në fuqi para disa vjetësh.
Gjykatësit vendosën se vendimi i Inger Stoejberg në vitin 2016 për ndarjen e disa çifteve të emigrantëve të martuar nën moshë, ishte i jashtëligjshëm dhe e dënoi atë me 60 ditë burg.
Zonja Stoejberg tha se ishte e habitur nga verdikti për një ligj që ishte dizenjuar të ndalonte martesat mes të miturve nën moshë.
Çështja e ngritur nga Danimarka kundër një ish-zyrtareje të lartë është e para në më shumë se tre dekada në vend.
“Këtu nuk kam humbur vetëm unë por dhe vlerat e Danimarkës”, tha Stoejberg jashtë gjykatës duke shtuar se e pranon vendimin por nuk ka asnjë pengesë për veprimet e saj.
Nga viti 2015 deri në 2019, Stoejberg ka qenë ministre e emigracionit në qeverinë e qendrës së djathtë të Danimarkës që drejtohej nga partia Daneze e Popullit.
Gjatë mandatit të saj ajo mbajti një linjë të ashpër ndaj emigracionit, mes të cilave ishte dhe urdhri i shkurtit 2016 sipas të cilit refugjatët e martuar në 18 vjeç, nuk duhet të akomodohen në banesë me partnerin/partneren e tyre.
Kjo sipas akuzës solli në ndarjen e 23 çifteve të martuara, edhe pse politika u anullua disa muaj më vonë.
Vendimi i sotëm i gjykatës së lartë e lë karrierën politike të Stoejberg të varur në një fije peri.
Kur u lexua vendimi nga gjykatësi Thomas Roerdam, ish-ministrja kishte lëshuar një klithmë habie.
Jashtë gjykatës prokurorët thanë se ishin të kënaqur me vendimin “historik” ndërsa avokatët e zonjushës Stoejberg thanë se ishte i ekzagjeruar.
Verdikti nuk mund të apelohet dhe dënimi me burg duhet të kryhet.
Top Channel