Betohet qeveria e re e Bullgarisë me zotime “anti-korrupsion” (fotot)

13/12/2021 20:21

Qeveria e re e koalicionit të gjerë në Bullgari u votua dje nga parlamenti dhe bëri betimin, e drejtuar nga kryeministri Kiril Petkov.

Partia e tij e re “Vazhdojmë Ndryshimin” mori shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme të 14 nëntorit, në një prej vendeve më të varfra të BE.

Duke njoftuar kabinetin e tij, ish-biznesmeni Petkov, tha se “nuk do të humbas asnjë minutë” për të marrë aprovimin e kabinetit nga parlamenti.

Kryeministri 41 vjeçar prezantonte ministrat e tij të cilët ishin gjithashtu “profesionistë të rinj, me eksperiencë jashtë vendit, ose nga rrethet e biznesit”.

Dy palë zgjedhje në prill dhe në korrik në Bullgari sollën nje parlament të copëtuar pa mundur të formojnë një kabinet.

Petkov besohet se ka marrë votat e qytetarëve të zhgënjyer, të joshur nga platforma e tij me moton “zero tolerancë ndaj korrupsionit”.

Qeveria e re i jep fund gati dhjetë vjet dominimit të partisë së qendrës së majtë GERB të ish-kryeministrit “bodyguard” Boyko Borisov.

FOTO GALERI
2/5
Partia e tij e re “Vazhdojmë Ndryshimin” mori shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme të 14 nëntorit, në një prej vendeve më të varfra të BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA