Arsenali përballet me Southamptonin e Armando Brojës në “Emirates Stadium”, teksa pas pjesës së parë, kryeson me rezultatin 2-0, në një sfidë që nisi mjaft mirë për miqtë, por golat i kanë shënuar “topçinjtë”.
Pas golit ndaj Brightonit, Broja e nisi sërish si titullar dhe që në minutën e tretë bëri një shpërthim nga krahu i djathtë, duke e detyruar brazilianin Gabriel që t’i bëjë faull dhe të ndëshkohet me karton të verdhë.
Pas shumë minutash të mira për Southampton, sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, teksa Arsenali shënoi me një aksion fantastik, që nisi nga këmbët e portierit Ramsdale dhe u finalizua nga Lacazette. Në të 27-ën ishte norvegjezi Odegaard, që shënoi edhe golin e dytë për “topçinjtë”, pasi u harrua në zonë dhe gjuajti menjëherë me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e portës.
Pjesa e dytë foli tërësisht për “topçinjtë’, që shënuan edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit Gabriel Magalhaes, ndërsa trajneri Hasenhuttl largoi Brojën nga fusha e lojës në minutën e 70’, kur nuk kishte më mundësi të ndryshonte fatin e takimit.
Top Channel