Bejko: Sanksione për ata që nuk respektuan kryesinë/ Xhaferri në Këshillin e PD: Koha që kryetari të drejtojë pa dualitet

12/12/2021 16:53

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen që po zhvillohet sot në selinë e Partisë Demokratikem me qëllim për të votuar rezolutën që ‘ndëshkon’ të pranishmit në Kuvendin e djeshëm të organizuar nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha.

Bejko u shpreh se Krydemokrati Basha ka një detyrë të vështirë para, pasi duhet të jetë bindës dhe të krijojë një perspektivë të qartë për PD-së në Kuvendin e 18 dhjetori.

Roland Bejko ka deklaruar se ajo që bëri dje Sali Berisha ishte për interesin e tij personal, ndërsa shton se duhet të sanksionohen të gjithë ata që nuk respektuan vendimet e kryesisë së Partisë Demokratike.

Roland Bejko: Ne nuk duhet të injorojmë takimin e djeshëm, sado të ishin, megjithëse sado të ishin megjithëse ishin më pak sesa duhen për të nxjerrë një deputet. Ata jane demokrat. Per shumicen mendoj se i kane bashkuar interesat politike, te karrierës, apo nuk duan Lulzim Bashen. Interesat u kryqezuan ne kete forme. Demokratet donin qe PS te vinte ne pushtet. Te merzitur pas humbjes, te shqetesuar se nuk shikojne perspektive, me besim te thyer. Berisha i kuotoi interesat e tyre. Qe duan nje PD te mirefillte, te jete meritokracia qe ben perzgjedhje, te kete perkohshmeri dhe jo perjetesi ne poste. Ate qe diskutojme te gjithe. Dhe ua dha kete. U thote qe kete e bej une, megjithese per 30 vjet nuk e beri. E beri per interes personal, qe te marre partine. Me vjen keq qe e shoh ne kete pozite te veshtire. Per nje burre shteti interesi i pergjithshem duhet te prevaloje mbi interesin personal. Kam mbajtur shënim genjeshtrat. Ka thene Edi Rames i duhet 10 vjet te arrije Lul Bashen. Dje u mor dhe me punet e bashkise. Aty mendova qe nuk ka me kuorum. Cfare te bejme? Di qe partia eshte formacion disipliine. Morali eshte ombrella e te dobetit- thote nice, por pd nuk eshte prone personale, eshte sakrifica e mijera demokrateve. Ai ka kontribut te jashtezakonshem, eshte lider i forte, por nese do te isha ne vendin e tij, do te isha terhequr per hir te sakrifcave te demokrateve. Kush do ta mbaje partine te bashkuar? I bie kryetarit qe eshte zgjedhur, ketarit legjitim. Ne nuk duam te kalcifikoheni. Te mbajme parti te vogel. Nuk themi dot ne jemi me te miret. Zoti Basha ju del detyre te kaperceni sali berishen, te kaperceni veten. Kuvendi i 18 eshte sfida juaj qe je kryetar i vetem, pa pengese, me mbeshtetjen e kryesise, të keshilli kombëtar dhe te kuvendit. Qendrimi juaj duhet te binde ata demorkate qe ju do te beni nje pd qe te gjithe e duam. Do te jete nje kuvend i veshtire, por eshte detyra juaj te keni bindes, te krijoni nje perspektive te qarte. Te ftojme demoratet te jene ketu me ne, te marrim sanskionet ndaj atyre anetreve të krysise qe nuk respektuan vendimin.

Ndërkohë, deputetit Fredinant Xhaferri tha se tani tani është koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet, teksa kërkoi që në rezolutë të përfshihet edhe mesazhi që Escobar dha në vizitën  e tij në Tiranë.

Ferdinant Xhaferri: Ka zera qe thone kryetari nuk bind. Po, e vërtetë, sepse mes nesh ka qene dyshimi a kemi një kryetar apo kemi 2. Tani është koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Per rezolutën propozoj te perfshihet vizita e Escobarit, pasi mesazhi qe ai dha ishte nisja e vizites nga PD. Ne lidhje me 18, dua te them qe gjate kësaj kohe e kane mbajtur kryetaret e degeve. Deri ne 18 peshen duhet ta mbajme te gjithe per nje kuvend model.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta