Lideri historik i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij së tij në Kuvendin Kombëtar hodhi akuza të forta ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Ai e ka krahasuar ambasadoren amerikane me ata sovjetikë gjatë kohës së udhëheqjes nga Enver Hoxha.
“Ambasadorja të sillet si guvernatore, si ambasadori sovjetik në Tiranë”, tha Berisha.
Ai nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj Bashës, duke i thënë se ka udhëhequr opozitën duke u përkulur para regjimit të Ramës.
“Të dashur delegatë të kuvendit më madhështor, më të bukur më triumfues, kuvendit të parë në histori të kultit të PD. Ta shndërrojmë në partinë e qytetarit, e anëtarit, në forcë politike që nesër në pushtet do të ketë epiqendër qytetarin shqiptar. Nga ky kuvend i shembullt në histori. Ky kuvend e sjell PD në themelet e saj si forcë politike, si forcë politike të interesit. Përulem me mirënjohje të pakufishme para studentëve të dhjetorit të viteve 90. Sot është ngjarje historike për ata dhe konservatorë kudo ndodhen në botë, sepse ai mblidhet si kuvend shpëtimtar i vlerave të mëdha që ne ndajmë kudo që jemi. Duke u përballur me mafien, të interesave kundër shqiptarëve, multimiliarderin George Soros. Lulzim Basha në 8 vite defakto u faktua vetë si një opozitar, nisi drejtimin e partisë dude u përkulur, në kundërshtim me ligjet, kushtetutën. Çdo protestë që nisi nuk e çoi me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fashizmit, pornë fakt ndërtoi monumentin e hiçit”, tha Berisha.
Pas tre muajsh me “Foltoren”, rreth orës 11:20 në praninë e 4.935 delegatëve të mbledhur nga Sali Berisha në “Air Albania”, Kuvendi Kombëtar ka filluar zyrtarisht punimet.
4.935 delegatë do të votojnë këtë të shtunë për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me argumentin se ka thyer statutin duke dëmtuar rëndë interesat e PD-së.
Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Bashës dhe me 18 dhjetor do të mbahet referendumi për të konfirmuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Delegatët do të votojnë edhe për shkarkimin e katër nënkryetarëve.
Ata do të kenë mundësi të përgjigjen pro ose kundër shkarkimit të tij, pasi në fletën e votimit do të jetë pyetja: A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së? Po/Jo
Me datë 22 mars, Kuvendi Kombëtar i PD-së, do të mblidhet përsëri për të zgjedhur strukturat e reja të PD-së. Deri në ditën e zgjedhjeve, drejtimin e partisë e mer një komision i përkohshëm i përbërë nga 29 anëtarë.
Top Channel