SHBA pezullon ndihmën ushtarake $200 mln për Ukrainën – mediat (foto)

11/12/2021 16:49

SHBA ka vendosur të pezullojë një paketë ndihme ushtarake për Kievin, mes tensioneve të rindezura për Ukrainën, thuhej në një raportim të rrjetit vendas NBC News.

Zhvillimi vjen mes një jave të zhurmshme diplomacie trans-Atlantike për çështjen.

Shtëpia e Bardhë kishte përgatitur një paketë shtesë ndihme ushtarake prej $200 milionë për fqinjin rival të Rusisë, e cila tashmë është lënë pezull, raprotonte sot rrjeti amerikan duke cituar burimet e zakonshme anonime “të brendshme të çështjes.”

NBC shtonte më tej se SHBA do të zgjedhë opsione të tjera për të ndihmuar Ukrainën, siç është një paketë më e madhe ndihme që mund të aprovohet “në rast të një inkursioni të mundshëm nga Rusia.”

Rrjeti shtonte se burimet e tij sinjalizonin se Shtëpia e Bardhë kishte shtyrë dërgesën e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake drejt Ukrainës në kuadër të përpjekjeve për shuarjen e tensioneve aktuale dhe ruajtjen e influencës në rast të një sulmi konkret rus ndaj Ukrainës.

Moska vazhdimisht ka mohuar raportimet se kërkon të sulmojë duke thënë se manovrat e saj janë të një natyre difensive, por shton se mund të nisë veprim ushtarak nëse Kievi bën “provokime”.

Presidenti amerikan Joe Biden foli dje në telefon me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky ku përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për sovranitetin e Ukrainës.

Moska akuzon Kievin për rrezikim të sigurisë detare në Detin Azov pranë Krimesë.

Ukraina mohon akuzat dhe akuzon Rusinë për “dezinformacion.”

FOTO GALERI
3/4
Shtëpia e Bardhë kishte përgatitur një paketë shtesë ndihme ushtarake prej $200 milionë për fqinjin rival të Rusisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA