Sali Berisha mbërrin në “Air Albania”, demokratët çohen në këmbë

11/12/2021 11:14

Sali Berisha ka mbërritur në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa pas pak minutash pritet të nisë edhe puna e Kuvendit të thirrur prej tij. Me dy gishtat lart, Berisha ka përshëndetur e ka takuar delegatët e simpatizantët që i janë bashkuar këtij Kuvendi.

Ndërkohë që Berisha futet në stadium, në sfond dëgjohet kënga ‘The Final Countdown’, e cila duket se i kushtohet Lulzim Bashës, të cilin Berisha është shprehur se do ta largojë nga drejtimi i PD-së

Berisha ka folur pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij, duke e cilësuar kreun e PD-së Basha një të pakallur që dërgon mesazhe turpi.

“Besoj që ai është prej kohësh një i pakalllur. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët”, tha Berisha.

“E jashtëzakonshme dita. Kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha, shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e këtij kombi. Triumfin e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit në narko-shtet dhe pseudo-opozitarizmin. Asgjë nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë diasporës, emigracionit”,  u shpreh Berisha.

FOTO GALERI
1/29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA