Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka këtë të shtunë deklaroi se demokratët e mbledhur në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha “nuk marrin asgjë me dhunë”.

Nëse në selinë e PD kanë frikë dhe demokratët ky është fundi pastaj, ne nuk marrim asgjë me dhunë nuk ka nevojë”, tha Paloka.

I pyetur nëse ka një plan për t’u drejtuar në selinë e PD, pasi në ambientet e jashtme të saj ka edhe furgona policie, Paloka u përgjigj:

Kuvendi mori vendimin e tij. Të gjithë kanë detyrimin të zbatojnë vendimet e Kuvendit”.

Paloka më herët deklaroi se demokratët janë mbledhur në stadiumin “Air Albania” për të rithemeluar Partinë Demokratike”.

Ai hodhi akuza ndaj Bashës, ku tha se e ka kthyer PD-në një opozitë fasadë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA