Ish-presidenti Bujar Nishani në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi këtë të shtunë se po tentohet që kjo parti të shkojë drejt shkrirjes.
Ai tha se beson se nga ky vend nis një proces i rëndësishëm.
“Këtë parti do ta sillnin në pragut e shkatërrimit të saj, të shuarjes. Gjatë këtyre 30 viteve kjo parti ka kaluar përmes proceseve dhe dinamikave nga më të ndryshmet. PD në 30 vite të saj ka qeverisur vendin, por ka dalë dhe në opozitë. PD e ka ndërtuar këtë vend, por ka qenë dhe në protesta. Kjo parti ka emëruar ministra, kryeministra e presidentë, por edhe ia kanë vrarë militantët dhe komisionerët elektoralë. PD është partia e vete me Europën e pasluftës së ftohtë, që i kanë ekzekutuar liderin e parë të saj, Azem Hajdarin. Besoj shumë që fryma e Azem Hajdarit është mes nesh në këtë Kuvend. Fryma e këtij Kuvendi duhet të ishte përcjell që në korrik. Por lidershipi nuk mendonte dhe nuk preokupohej për hallet e PD. Ishte zhytur për trupin e tij, në tregtimin e partisë së tij, në një ‘fake’ opozitë. PD mori pas 8 vitesh në opozitë më pak vota nga qytetarët shqiptarë se sa kur doli në opozitë pas 8 vitesh qeverisje. Kjo analizë për ringritje dhe reformim iu mohua kësaj partie, pasi tashmë pas 25 prillit fati nuk ishte në duart e demokratëve, por në xhepat e argatëve. Për fatin e mirë, ju anëtarësia e kësaj partie se lejoi që të ndodhte më kjo situatë. Ju mbrojtët PD, dhe vendoset të drejtën për lirinë e përbashkët. Ky agresion i turpshëm i pushtet aktual ndaj PD nuk është thjesht kundër pluralizmit dhe demokracisë, por një skenar i një perspektivë të rrezikshme. Ky është një agresion ndaj një perspektivë të shqiptarëve të lirisë së tyre, dhe unifikimit të tyre. Ky sot është denoncim para të gjithë shqiptarëve të qeverisjes më të inkriminuar. A nuk është e vërtetë se jeta e shqiptarëve në këto 8 vite është përkeqësuar?!”, tha Nishani.
Top Channel