Modelja e YouTube shtyhet në vetëvrasje prej mesazheve të urrejtjes nga influencuesit (fotot)

11/12/2021 15:47

Një modele e Youtube besohet se ka vrarë veten pas bombardimit me mesazhe urrejtjeje nga audienca online qe nxitej nga influencues rivalë në rrjet.

21 vjeçarja Kristina ‘Kika’ Dukic u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Beograd të enjten pas asaj që ajo përshkurante si “vite abuzimi” online.

Vdekja e vajzës së njohur të internetit që kishte më shumë se një milionë ndjekës në rrjet, u njoftua nga nëna e saj Natasha.

Postimi tashmë është hequr nga rrjeti por shtonte se kushdo që ka mendime vetëvrasëse duhet të kërkojë ndihmë te kushdo që mundet dhe te tentoje nje jete sa me prane realitetit, duke u shkeputur nga varesia e rrjetit.

Një mik i ngushtë i Mira Vladisavljevic, tha e përlotur për rrjetin vendas Telegraf: “Diçka e tmerrshme ndodhi mbrëmë. I bëj thirrje mediave të raportojnë çdo rast të vajzave që vihen nën presion ose bullizohen online prej kohësh”.

Në një seri postimesh e ndjera Kristina rrëfente se ishte nën presionin e postimeve të urrejtjes prej vitesh në rrjetet e saj. Ajo shtonte se “çfarëdo që bënte, nuk mjaftonte”.

Kristina tentonte të shpjegonte më tej për kritikët se dëshironte vetëm të ishte e lumtur duke bërë atë që dëshironte në jetë, dhe më pas përshkruante mesazhet e urrejtjes që merrte.

Në to përfshiheshin ato për paraqitjen e saj dhe akuzat se kishte kryer kirurgji plastike.

Një nga kritikët e saj kryesorë ishte lojtari serb i kampionateve të video-game Bogdan Ilic, i njohur edhe si Baka Prase, me shumë ndjekës në rrjet.

Ai gjurmonte rregullisht videot e saj dhe e quante “të rreme” së bashku me sulme e ofendime të tjera, raporton rrjeti vendas ‘Republika’.

E përditshmja shtonte se ai nxiste dhe ndjekësit e tij të bombardonin Kristinën me mesazhe urrejtje duke përfshirë dhe ato ku shkruhej: “Vriet veten.”

Prej ngjarjes Bogdan është përpjekur të distanconte veten nga situata, duke pretenduar se ishte mik me të.

Rrjeti tjetër vendas Direktno, shkruante se Bogdan kishte qenë nga të parët që mësuan për vdekjen e saj.

“Më vjen keq për atë që ndodhi. Më vjen keq që nuk njoftova se ne ishim bërë miq para ngjarjes”, shtonte ai.

“Më vjen keq sepse njerëzit më akuzojnë kot. Ata nuk e lënë të vdekurin në paqe vetëm për të marrë disa pëlqime në rrjet, është shumë e shëmtuar”, shton ai.

Postimi i fundit i Kristinas më 11 nëntor, shkruante: “Ajo tha, ‘Ku po shkojmë’?’ Unë i thashë, ‘Në hënë’.”

Rrethanat e vdekjes së saj po hetohen, tha minsitria e brendshme serbe.

FOTO GALERI
2/3
21 vjeçarja Kristina 'Kika' Dukic u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Beograd të enjten

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA