Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se gjatë 24 or5ve të fundit janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja me koronavirus, si dhe janë shëruar edhe 14 pacientë. Rastet e reja dolën pas testimit të, 2,274 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 324 raste aktive me koronavirus. Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë 2.981 vaksina kundër koronavirusit.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.
Deri të martën më 10 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 772.105 qytetarë.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.
Top Channel