Spektakli i mbrëmshëm dëshmoi një debat të ashpër mes Ilirit dhe Einxhelit.

Ajo e ka akuzuar balerinin se ka përdorur tradhëtinë e tij bashkëshortore për efekt të lojës.

Kjo gjë e revoltoi tepër Ilirin i cili iu drejtua gazetares me këto fjalë: Të masakroj verbalisht nëse më prek tek familja.

Ky debat është diskutuar edhe më pas mes banorëve teksa Antonela ka pranuar se është ndjerë në ankth dhe në stres për shkak të këtyre kërcënimeve.

‘’Më kapi ankthi kur i tha Einxhelit ashtu. Seriozisht që nuk mu mor fryma dhe nuk po e merrja veten. Nuk mund t’i drejtohej në atë mënyrë një femre. Më erdhi turp për atë skenë, ishte banalitet’’,- tha ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA