Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, raportet e Sabianit me dyshen Dj PM dhe Dj Dagz nuk kanë qenë të mira.

Këngëtari ka akuzuar dyshen se kanë shmangur pjesën tjetër të banorëve për të tërhequr votat e publikut nga Kosova.

Dj Pm dhe Dj Dagz e kanë akuzuar Sabianin për paragjykim dhe se qëndrimi i tyre në distancë nga banorët e tjerë nuk lidhej me votat, por thjesht me përshtatjen e tipave e karakterve brenda shtëpisë.

Pavarësisht këtij arsyetimi të tyre, Sabiani u tregua mosbesues. Ai pas eleminimit u përshëndet me të gjithë banorët, me përjashtim të Dj Pm dhe Dj Dagz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA