Basha: PD, parti pro amerikane/ “Kjo ditëlindje na gjen zemërthyer për shkak të interesave personale”

11/12/2021 15:12

Në momentin kur në “Air Albania” Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës votoi ndryshimet e statutit të PD dhe shkarkimin e kryetarit, Lulzim Basha nga selia blu kujtoi 31 vjetorin e themelit të partisë së parë opozitare shqiptare.

”11 dhjetori ditëlindje e thyer vendosje e interesit personal mbi atë të Shqipërisë. Jo çdo ditëlindje shkon siç duhet. Ne mësojmë ecim përpara nga gabimet. Nuk do tja dilni ne jemi të bashkuar drejt fitores së PD”, tha Basha.

Lulzim Basha pa ia përmendur emrin Sali Berishës, e quajti mendësi e të shkuarës.

“Detyra ime është diçka tjetër, jo përmes mendësisë së shkuar që mban peng akoma vendin por përmes parimeve të shoqërive, të mos bëj atë që po bëjnë aktorët 30 vjeçar të tranzicionit. Po e bëra unë vendos një tullë tek tranzicioni”, tha ai.

Zoti Basha u tregua i vendosur për ta vijuar drejtimin e PD.

“Nuk jam një udhëheqës që kërkon ndjekës por një lider I vetës së tij dhe çdo shqiptarë. Një udhëheqje e drejtim për të ecur përpara. Ne jemi bashkë do ta kalojmë këtë sprovë. Ne jemi PD pro amerikane pro europiane e vlerave të perëndimit”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA