Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë është shprehur se nga kjo ditëlindje PD do të dalë më e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat e askujt tjetër.
“Gëzuar 11 dhjetorin, ditëlindjen e Partisë Demokratike. Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre”, tha ai më tej.
Lideri demokrat tha se kjo është një ditë kuptimplotë për demokratët.
“Zonja dhe zotërinj, kryetarë dhe kryetare të PD, të grup seksioneve, demokratë, të dashur miq dhe të ftuar, mblidhemi në një ditë kuptimplotë për demokratet. Në një ditë kuptimplotë për të gjithë shqiptarët që kanë në zemër vlerat e demokracisë që nisën 31 vite më parë në një rrugëtim plot me sprova të ushqyer nga ëndrrat më të bukura të studentëve të dhjetorit. Kryengritjen e të cilëve e kujtuam 3 ditë më parë. Nga aspirate që lindi në një hark kohor të pandashëm orësh, të pluralizmit politik të PD që fiton sot 31 vjetorin”, tha Basha.
Në orën 12:00 në selinë blu pritet të zhvillohet një ceremoni, ku do të inagurohet një pllakatë për 31-vjetorin e partisë.
Ndërkohë në stadiumin “Air Albania” po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Top Channel