Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë Demokratike, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha sot, nuk ishte asgjë më shumë sesa një manifestim i ish-kryeministrit kundër SHBA-ve.

Basha theksoi se asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me PD dhe institucionet e zgjedhura të PD, ndërsa bëri të ditur se mbledhja e Këshillit Kombëtar nesër do të mbahet në orën 15:00.

Basha: Sot duhet të ishte një ditë feste për PD por kjo ditëlindje është e thyer. Sot nuk është një ditë e mirë as për PD dhe demokracinë shqiptare. 31 vite pas themelimit u bëmë dëshmitarë të në manifestimi personal të Berishës kundër SHBA. I bëjmë të ditur çdo demokrati se kjo ishte përpjekja e fundit e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për të marrë peng PD dhe për ta kthyer në një bunker të interesave të veta personale.

Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me PD dhe institucionet e zgjedhura të PD.

Në përgjigje të fallsfikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:

Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite:

1.Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa nanëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA