Një eurogol i Thomas Delaney i dhuroi Sevilla-s fitoren 0-1 në Bilbao përballë Athletic vendas. Lojtari danez realizoi një eurogol në minutën e 38-të, duke konfirmuar skuadrën andaluziane në vend të dytë të kampionatit spanjoll.

Vendasit luajtën shumë mirë, krijuan raste të shumta, goditën edhe dy herë shtyllën në pjesën e parë, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës. 45 minutat e dyta ishin tepër të luftuara, por rastet për gol munguan, përveç minutës së 69-të, kur Iker Munian ishte afër barazimit.

Në fund 0-1 për djemtë e Lopeteguit, të cilët siguruan triumfin e dytë radhazi në kampionat, ndërsa Athletic regjistron ndeshjen e tetë radhazi pa fitore në La Liga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA