Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu dhe ka dhënë një deklaratqë të shkurtër për mediat.
“Gëzuar 11 dhjetorin ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçantë, por kjo ditëlindje PD do dali më e bashkuar”, tha Basha.
Në orën 12:00 në selinë blu pritet të zhvillohet sot një ceremoni për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Gjashtëdhjetë minuta para se të fillojë aktiviteti, mbështetësit e parë të Lulzim Bashës kanë mbërritur në seli.
Aktiviteti do të drejtohet nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka ftuar demokratët të marrin pjesë në këtë ceremoni, ku do të inagurohet edhe një pllakatë.
Mësohet se Basha do të japë edhe një mesazh për të gjithë demokratët që tashmë janë të ndarë në dy kampe.
Ndërkohë në stadiumin “Air Albania” po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Demokratët” kanë vendosur shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me argumentin se ka thyer statutin duke dëmtuar rëndë interesat e PD-së.
Delegatët do të kenë mundësi të përgjigjen pro ose kundër shkarkimit të tij, pasi në fletën e votimit do të jetë pyetja: A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së? Po/Jo.
“Asgjë nuk pengon djem dhe vajza burra dhe gra të lirisë për tu bashkuar sot në rithemelimin PD-së dhe pluralizmit të demokracisë shqiptare”.
Kjo ishte deklarata e ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha sapo u nis në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij.
Top Channel