Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me të cilin po lëviznin është përfshirë në një aksident. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të Meksikës.

Më shumë se 100 persona, emigrantë nga Amerika Qendrore ishin brenda kamionit trailer i cili u rrotulla në shtetin e Chiapas në Meksikë.

Fotot e vendi i aksidentit tregojnë viktimat të shtrirë përgjatë rrugës ngjitur me kamionin e përmbysur. “Është një nga aksidentet më të rënda në Meksikë”- thanë autoritetet. Mësohet se në mesin e viktimave janë burra, gra dhe fëmijë. Akoma nuk janë konfirmuar kombësitë e viktimave por sipas autoriteteve lokale shumica e emigrantëve ishin nga Hondurasi dhe Guantemala.

Chiapas i cili është kufitar me Guatamalën është pika kryesore tranzite për emigrantët ilegalë dhe pa dokumentacion.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA