Sendet e hedhura në “Loro Boriçi, Disiplina gjobë Vllaznisë

10/12/2021 20:19

 Ndeshjet e javës 12-të të Abissnet Superiores kanë kaluar përgjithësisht pa incidente të rëndësishme, gjithsesi për ndeshjen Vllaznia – Partizani 1-0, zyrtarët e ndeshjes kanë raportuar për sjellje të pahijshme të tifozëve kuqeblu.

Ndeshjet e javës 12-të të Abissnet Superiores kanë kaluar përgjithësisht pa incidente të rëndësishme, gjithsesi për ndeshjen Vllaznia – Partizani 1-0, zyrtarët e ndeshjes kanë raportuar për sjellje të pahijshme të tifozëve kuqeblu.

Vendimet e Disiplinës:  

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Egnatia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 29/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  3. FC Besa U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  4. FC Besa U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  5. Zyrtari i KF Tirana U-19, Adrian Bekteshi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i SHS Përmeti, Joan Sanxhaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Iliria U-19, Ledjo Daci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. KF Klosi U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vllaznia U-17, Eskid Lumci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA