I dëmtuar nga reshjet e dëborës, OSSH: 23 elektricistë në terren, po punohet për riparimin e fiderit Kelmend

10/12/2021 11:44

Në qarkun e Shkodrës në 24 orët e fundit kanë vazhduar reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore kanë rifilluar edhe reshjet e dëborës.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që arrijnë deri në 20 cm njësia Administrative Kelmend ka mbetur pa energji elektrike prej 2 ditësh.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën me dije se brigadat e njësisë OSSH Malësi e Madhe janë duke punuar prej ditësh për pastrimin e trasesë dhe lidhjen e linjave të këputura nga reshjet e dëborës.

Në terren janë angazhuar 23 elektricistë, të pajisur me bazë materiale dhe mjete pune. Fideri i Kelmendit ka shtrirjen më të gjatë, mbi 100 km deri në Vermosh.

Në disa zona makina e OSSH kalon me vështirësi.

Aktualisht, situata paraqitet më e stabilizuar dhe grupet vijojnë të jenë në gatishmëri maksimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA