Gjashtë egjiptianë arrestohet për përdhunime të të miturave në qendrën e emigrantëve në Siçili (fotot)

10/12/2021 18:01

Në skandalin më të fundit të qendrave të emigrantëve në Itali, gjashtë egjiptianë janë arrestuar në Siçili pasi 10 vajza nën moshë përdhunoheshin prej tyre në një qendër pritjeje në jug të Italisë.

Policia tha se viktimat ishin nga Egjipti dhe Tunizia, si dhe ishin të gjitha minorene që supozohej të mbaheshin në karantinë koronavirusi.

Pesë nga të arrestuarit egjiptianë ishin nën 18 vjeç ndërsa një është në moshë të rritur. Ata janë arrestuar me akuza pengmarrjeje dhe përdhunimi.

Përdhunuesit shkonin rregullisht në ndarjen e vajzave të qendrës Villa Sikania ku kryenin krimet, tha policia.

Viktimat tregonin se sulmuesit shkonin në sallën e madhe të pritjes natën, ku detyronin vajzat të kryenin akte seksuale.

Ata i kërcënonin ato dhe i shantazhonin për të heshtur mbi abuzimet.

Emigrantët në qendrat e pritjes nisin menjëherë izolimin Covid pas hyrjes në Siçili.

Policia tha se po vazhdon hetimet për të zbuluar të tjerë abuzues të mundshëm pas daljes në dritë të krimit.

Ata thanë se kjo mund të zbulojë të tjera episode dhunë seksuale dhe krime kundër personit apo pronës.

Qendra Villa Sikania menaxhohet nga një shoqatë private dhe përdoret prej disa vitesh në këtë funksion.

Aty kanë ndodhur më parë rebelime, arratisje të emigrantëve dhe abuzime të shumta seksuale, shkruan e përditshmja italiane La Stampa.

FOTO GALERI
4/5
Emigrantët në qendrat e pritjes nisin menjëherë izolimin Covid pas hyrjes në Siçili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA