
Brentford-Watford ishte sfida që hapi siparin e javës së 16-të në Premier League. Vendasit fituan 2-1, falë një penalltie të realizuar në minutat shtesë të ndeshjes.
Suksesi i dytë radhazi shtëpiak për ekipin vendas, që është ngjitur në vend të nëntë me 20 pikë, ndërsa skuadra e Claudio Ranierit regjistroi humbjen e katërt radhazi dhe renditet e katërta nga fundi.
Watford gjeti golin e avantazhit me kokë në minutën e 24-t me anë të Emmanuel Dennis dhe e mbylli fraksionin e parë të takimit në avantazh.
Miqtë rezistuan deri në minutën e 84-t, moment kur kapiteni Pontus Jansson barazoi me kokë. Në minutën e pestë shtesë erdhi edhe goli i fitores për Brentford, që fitoi një penallti të cilën e ktheu në gol francezi Bryan Mbeumo.
Top Channel