Ekonomia turke është goditur rëndë nga inflacioni i lartë, rritja e madhe e çmimeve po i mundon njerëzit, energjia, banesa ose ushqimet kryesore duhen paguar shtrenjtë që të sigurohen. E megjithatë, me urdhër të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Banka Qendrore turke vendosi që të ulë përqindjet e interesit nga 16 në 15 për qind.
Ulja e përqindjeve të interesit gjatë inflacionit, është një gjë e pazakontë. Zakonisht Bankat Qendrore e luftojnë inflacionin e lartë me rritjen e nivelit të përqindjeve.
Siç pritej erdhi dhe fatura e pagesës: Lira turke ra akoma edhe më shumë. Erdogan kërkon durim dhe premton se politika e tij monetare do të ketë sukses në afat të gjatë. Investimet dhe prodhimi do të nxiten menjëherë dhe eksportet do të shtohen.
Kjo politikë ekonomike dhe monetare i ngjan “modelit kinez”, tha presidenti sipas mediave turke, para kryesisë së partisë në pushtet, AKP.
Erdogani sheh ngjashmëri të tjera midis Turqisë dhe Kinës.
Të dy ekonomitë popullore arritën që të kishin rritje edhe në vitin e krizës së koronavirusit. Po ashtu, të dyja vendet janë të preferuara nga investitorët, që përfitojnë prej kostove të ulta të punës dhe prodhimit.
Megjithatë shumë ekspertë dhe politikanë në opozitë me Erdoganin, thonë se krahasimi me Kinën është absurd e insistojne se Turqia nuk mund të orientohet nga modeli kinez, sepse nuk ka ekonomi dhe popullsi aq të madhe.
Aty ka një dinamikë krejt tjetër ekonomike “, thotë Tunca.
“Kina ka popullsinë më të madhe të botës dhe tërheq gjithë botën me vete me kapacitetin gjigant të prodhimit.”, thotë Arda Tunca, nga kryesia e ofruesit të shërbimeve financiare, Eko Faktory, ndërsa kujton se ndryshe nga Turqia, Kina nuk e ka lënë pas dore specializimin e fuqisë së kualifikuar punëtore.
Top Channel