Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiu e dëborës në lartësitë mbi 1100 metra.

Trashësia e dëborës në Dardhë varion nga 20-30 cm, në Voskopojë e Qafa e Qarrit deri 5 cm.

Akset rrugore nacionale dhe ato dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme. Ka filluar nga bashkia Korçë hapja e segmentit dytësor Vithkuq-Shtyllë-Panarit. Nga raportimet e marra nuk ka problematika emergjente, ka patur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por që është mbajtur nën kontroll nga punonjësit e OSHEE.

Prurjet e lumenjve kanë qenë normale dhe pa probleme. Gjithashtu edhe niveli i ujërave në rezervuar e ujëmbledhës është kuota normale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA