Shteti i Kosovës, 61 tendera biznesmenit serb të sanksionuar nga SHBA!

09/12/2021 14:06

Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD”, e regjistruar me dy adresa të ndryshme në Zveçan, në pronësi të biznesmenit serb, Radulle Stevic nga veriu i Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh.

Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, thotë gazeta Express. Stevic, pronari i kompanive P.T.P. “RAD” dhe “RAD” D.O.O, është një ndër personat që figurojnë në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komunat në veri të Kosovës udhëhiqen nga kryetarë që vijnë nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e cila u formua më 2013 me mbështetjen e Beogradit dhe presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Kompanite e Stevicit kanë fituar tendera nga institucionet e Kosovës për një sërë projektesh, duke filluar nga ato infrastrukturore në komunat në veri, ndërtimi i banesave sociale, i çerdheve, renovimi i shkollave, furnizimi me pajisje të teknologjisë informative, furnizimi me materiale ndërtimore, furnizimi me mobilie e deri te prodhimi i pajisjeve të trafikut dhe sinjalizimit. Tenderi me shumën më të madhe që ka fituar Stevic është për rindërtimin e infrastrukturës rrugore të pjesës së rrugës “Kralja Petra I” në Mitrovicën e Veriut në vlerë gati 700 mijë euro.

Ky tender iu dha në 14 korrik të vitit 2020 nga Komuna e Mitrovicës së Veriut. Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, që është në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit, publikoi një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”. Përveç Steviqit, në këtë listë janë përfshirë edhe Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinovic, Srgjan Vullovic, Zhelko dhe Andrija Bojic dhe Radulle Stevic – të gjithë serbë nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA