Londra ndalon monopatinat private nga rrugët publike prej ‘zjarrit të baterive’ (fotot)

09/12/2021 17:25

Masa i aplikohet monopatinave elektrike të zotëruara privatisht edhe kur janë të palosur ose duke u mbajtur në dorë, dhe dënohet me gjoba të rënda.

Zyrtarët në Londër thanë se këto mjete mjaft “të modës” do të ndalohen prej të hënës nga rrjeti i transportit publik për arsye sigurie, pas një serie zjarresh në bateritë e tyre.

Transporti i Londrës dhe shërbimet zjarrfikëse thanë se incidentet si zjarri i shkaktuar nga bateritë  litium-ion të këtyre mjeteve mund të dëmtojë jetën dhe ambjentet e ndryshme, dhe gjithashtu prej tymit toksik që lëshojnë në hapësira të mbyllura.

Autoritetet thanë se pronarët e mjeteve nuk do të lejohen të hyjnë në rrjetin e transportit publik edhe nëse i mbajnë në dorë monopatinat e tyre, duke përfshirë autobuzët, tramvajët e metronë e Londrës.

Aktualisht në rrugët publike të Londrës nuk lejohet udhëtimi i këtyre mjeteve në zotërim privat por lejohet nëse janë pjesë e një kompanie. Mijera prej tyre jane shitur tashmë

Masa nuk përfshin mjetet elektrike të invalidëve për të cilat aurtoritetet thanë se kanë standarde më të mira prodhimi dhe më pak rrezik zjarri.

Ata shtuan se gjoba e parashikuar arrin deri në 1,000 paundë.

FOTO GALERI
2/3
Masa nuk permendte monopatinat e zoteruara nga shteti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA