Bayern Munchen mposhti përsëri Barcelonën, që do të vazhdojë rrugëtimin europian në Europa League, teksa eliminohen nga Championsi edhe Sevilla e Wolfsburg. Skuadra bavareze fitoi 3-0 ndaj djemve të Xavit, duke dominuar ndeshjen dhe merituar fitoren.

Suksesi i gjashtë në po kaq takime në grupin E për kampionët e Gjermanisë, që përsëritën të njëjtin rezultat që arritën në “Camp Nou” më 14 shtator. Thomas Muller (34’) zhbllokoi takimin me kokë pas një asisti të Lewandowskit, i cili u zbavit në zonën katalanase.

Nëntë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për vendasit. Coman veproi bukur në krahun e djathtë dhe pasoi për Leroy Sane, i cili gjeti rrjetën pas një goditje shumë të fortë, duke realizuar një gol të bukur. Në pjesën e dytë pati festë edhe për Jamal Musiala, i cili trefishoi për Bayernin pas asistit të Davies. Paraqitje për t’u harruar për skuadrën e Xavit, që parakalohet nga Benfika dhe tani do garojë në raundin e 1/16 në Europa League.

“Shqiponjat e Lisbonës” triumfuan 2-0 në shtëpi ndaj Dynamo Kyiv, duke zgjidhur gjithçka në pjesën e parë falë golave të Yaremchuk (16’) dhe Gilberto (22’). Benfika përfitoi nga suksesi i Bayernit dhe e mbylli grupin E në vend të dytë me një pikë më shumë se Barcelona.

Manchester United kishte siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grupin F, teksa e mbylli në barazim 1-1 takimin në “Old Trafford” me Young Boys. Mason Greenwood kaloi vendasit në avantazh në minutën e nëntë, por Fabian Rieder gjeti golin e barazimit për kampionët e Zvicrës barazuan në fundin e pjesës së parë, duke e mbyllur këtë aventurë në vend të fundit.

Grupi G ishte i luftuar deri në fund, me katër skuadrat që ndodheshin në garë për t’u kualifikuar më tej. Në fund festuan Lille dhe Salzburg, që triumfuan 1-3 dhe 1-0 ndaj Wolfsburg dhe Sevilla, me këta të fundit që do luajnë në Europa League, një kompeticion ku janë rekordmenë dhe ekspertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA