Krishtlindja në Kosovë/ Mesazhi i ipeshkvit Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje, me përçarje dhe fyerje
25/12 14:41
Një shtetas që dyshohet se ishte anëtar i organizatës terroriste ISIS dhe ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë u arrestua në Kosovë.
Prokuroria njofton se shtetasi me iniciale A.M. ka ofruar fonde për qytetarët nga Kosova, të cilët janë interesuar për të udhëtuar për në Siri, që t’i bashkëngjiten kësaj organizate. Gjithashtu, përmes ligjëratave publike që ka mbajtur në vend, ai u ka bërë thirrje personave të tjerë që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste që vepron në Siri dhe Irak.
I dyshuari do të hetohet për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, “Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit” dhe “Rekrutimi për terrorizëm”.
Top Channel