Qeveria e Serbisë, në seancën e 8 dhjetorit solli vendim që të tërheq nga procedura parlamentare Ligjin për Shpronësim, të cilin e ktheu për rishqyrtim presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Në njoftimin e Qeverisë përmendet që paraprakisht do të bëhet një analizë, nëse ndryshimet e plotësimet në Ligjin për Shpronësim janë të nevojshme.

“Nëse konstatohet se është e nevojshme që ligji të ndryshohet, Qeveria do ta bëj, por krahas debatit publik ku do të përfshihen ekspertët, përfaqësues të ekonomisë dhe shoqëria civile”, shkruan në njoftim.

Po ashtu thuhet se në të njëjtën seancë Qeveria i propozoi Kuvendit ndryshimet në Ligjin për Referendum dhe iniciativa popullore, për nenet që iu referohen verifikimit të nënshkrimeve dhe përfaqësuesit e propozuesit të autorizuar në organin e referendumit, si dhe afatin për rishpalljen e referendumit.

Sipas propozimeve të reja, nuk do të ketë mundësi që për çështjen e njëjtë të shpallet referendum në afat më të shkurtër se katër vjet dhe se Kuvendi i Serbisë nuk do të mundet në afat prej katër vjetësh të sjell vendim ndryshe nga ai që u konfirmua në referendum.

Të pakënaqur me propozimet për ndryshme në Ligjin për Shpronësim dhe Referendum, mijëra qytetarë serbë në Beograd dhe qytete tjera për dy fundjava rresht protestuan duke bllokuar rrugët kryesore me kërkesën që këto dy ligje të tërhiqen nga procedura e Kuvendit.

Protestat e grupeve të aktivistëve të mjedisit kundër kompanisë Rio Tinto në Lloznicë, më 27 nëntor, 2021. Disa protestues mbajnë në duar pano ku shkruhet “hajnat” dhe “tradhti”.

Organizatorët e protestave pohonin se ndryshimet në ligje u konvenojnë kompanive private, gjë të cilën autoritetet e mohonin.

Ndryshimet në Ligjin për Shpronësim tërhoqën vëmendje të madhe edhe të një pjesë e opinionit që pohon se ndryshimet u mundësojnë kompanive private që me kompensim të marrin më shpejtë tokat në pronë private, nëse projektet e caktuara do të shpalleshin me interes publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA