FOTOT/ Më shumë se 11 mijë qirinj ndizen para parlamentit në Zvicër për viktimat e pandemisë

08/12/2021 09:24

Më shumë se 11,000 qirinj, një për çdo humbje jete për shkak të pandemisë së koronavirusit në Zvicër, ndriçuan errësirën parlamentit zviceran në Bernë, mbrëmjen e djeshme (e martë, 7 shjetor 2021).

“Ne donim të krijonim një hapësirë ​​për të kujtuar dhe vajtuar viktimat”, shpjegoi Simon Guren, anëtar i lëvizjes Corona-Mahnwache.

Rreth 40 vullnetarë ndezën qirinjtë e vendosur në sheshin para Parlamentit të Zvicrës, ndërsa i njëjti kolektiv kishte organizuar një iniciativë të ngjashme edhe vitin e kaluar.

Zvicra ka parë një rritje të mprehtë të rasteve të SARS-CoV-2 javët e fundit. Autoritetet njoftuan masa javën e kaluar, por jo aq të rrepta sa ato të vendosura në Gjermani ose Austri.

Sipas autoriteteve shëndetësore zvicerane, numri i personave që u janë nënshtruar komplikacioneve nga covid-19 ka arritur në 11.288 dje. Rastet e konfirmuara nga laboratori kanë kaluar një milion.

Në fillim të kësaj jave qeveria njoftoi se do të vendoste rreth 2,500 anëtarë të stafit mjekësor ushtarak për të ndihmuar, pasi spitalet tani janë mbushur me pacientë. Shkalla e zënies së shtretërve të njësisë së kujdesit intensiv (ICU) në spitale është afër 79%. Më shumë se 30% e pacientëve vuajnë nga covid-19.

Përqindja e popullsisë mbi moshën dymbëdhjetë vjeç që është vaksinuar plotësisht kundër covid-19 është rreth 66%, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë për vaksinimin e popullsisë dhe fushatave ndërgjegjësuese të publikut.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA