Djali i rrëmbyer 14 vjet më parë ribashkohet me prindërit, vendos të qëndrojë me adoptuesit (fotot)

08/12/2021 17:23

Sun Haiyang kishte kërkuar dëshpërisht të birin e tij të rrëmbyer dhe ofronte shpërblime duke shitur shtëpinë e tij, aq sa një film u prodhua bazuar në ngjarjen tronditëse në Kinë.

Burri rrjedhimisht arriti të gjejë djalin e tij pas 14 vjetësh por tanimë ai nuk pranon te kthehet për të jetuar me prindërit.

Sun Haiyang, nga krahina kineze e Hubei, mbeti i shkatërruar kur djali i tij katër-vjeçar Sun Zhuo u rrëmbye nga njerëz të panjohur.

Zhuo është tashmë 18, dhe u ribashkua së fundmi me babanë e tij në një moment emocional, pas rrëmbimit më 9 tetor 2007 nga një burrë në Shenzhen që i ofroi lodra dhe ëmbëlsira.

Gjatë bashkimit të tyre në Haiyang babai shihej i përlotur teksa nuk dëshironte të lëshonte birin e tij.

Por megjithse kishte pritur kaq shumë që i biri të rikthehej në jetën e tij Haiyang mësoi me dhimbje se djali nuk dëshironte të kthehej të jetonte me familjen.

I biri u shpreh i dhembsur që nuk dëshironte të kthehej të jetonte me prindërit biologjikë, pasi kishte kaluar shumicën e jetës me prindërit adoptues.

Duke folur me rrjetin vendas China Central Television, Zhuo tha: “Kam një shtëpi tjetër tani, por të dyja palët janë prindërit e mi.”

Sun me prinderit biologjikë

Haiyang nuk kishte hubur kurrë shpresat për të gjetur djalin e tij dhe gjatë viteve kishte shitur zotërimet e tij duke ofruar shpërblime për informacionin.

Një prej shpërblimeve të tij arrinte deri në shumën $30,000 (200,000 juan) dhe shkaktoi sensacion në media, aq sa më vonë u kthye në një film.

Filmi i regjizorit nga Hong Kong, Peter Chan, u bë mjaft i njohur në vend pas publikimit në 2014.

Haiyang dhe gruaja e tij Peng Siying lindën më pas një tjetër fëmijë që tashmë është tetë vjeç, të cilit nuk i treguan kurrë për vëllanë e zhdukur.

Në një intervistë me rrjetin Inquier.net, Haiyang tha: “Gjatë 14 viteve të fundit ka ndjekur dhe kërkuar çdo informacion që njerëzit më kanë dhënë. Megjithse nuk ishin të sakta, ato më jepnin një fije shprese”.

Policia e Guangdong, dhe Hubei kishin bashkëpunuar për zbulimin e fëmijës dhe bashkimin me prindërit.

Nëntë të dyshuar janë arrestuar për rrëmbimin e Zhuo dhe dy fëmijëve të tjerë, që më pas u shiteshin familjeve që nuk mund të lindnin fëmijë.

FOTO GALERI
2/5
Sun Haiyang, nga krahina kineze e Hubei, mbeti i shkatërruar kur djali i tij katër-vjeçar Sun Zhuo u rrëmbye

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA