![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ggggg_sd-6-800x450.jpg)
Kredia për turizmin, në nivel rekord! Bizneset zgjeruan aktivitetin, arriti në 12.8 miliard lekë në vitin 2024
11/02 15:56
Temperaturat janë ulur ndjeshëm mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa Mali i Dajtit është ‘zhdukur’ nën një mjegull gjigante.
Lagështira në ajër ka sjellë kondensim të menjëhershëm në ajër duke krijuar mjegullën në Malin e Dajtit.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.
Një tjetër ciklon do të zhvillohet në fundjavë, që do të sjellë shira të konsiderueshme në vend.
Top Channel