Shkencëtarët në Universitetin Case Western Reserve, Duke dhe Rutgers kanë identifikuar përbërës në gjenomën e koronavirusit që kanë potencialin të bllokojnë aftësinë e tij riprodhuese.
“Ne arritëm në përfundimin se forma unike e gjenomës së ARN-së së virusit përfaqëson një mundësi për të synuar molekulat e vogla që mund të kenë potencialin për të ngadalësuar aftësinë e virusit për t’u përhapur,” tha Blanton S. Tolbert, Rudolf dhe Susan Rance, profesor i kimisë në Case Western Reserve, një nga studiuesit që drejton projektin.
Amanda Hargrove, një profesoreshë e kimisë në Universitetin Duke, tha në një deklaratë për shtyp se dokumenti ofron potencial terapeutik të pashfrytëzuar për të luftuar COVID-19.
“Këto janë molekulat e para me aktivitet antiviral për të synuar viruset e ARN-së, kështu që është një mekanizëm krejt i ri në këtë kuptim,” tha ajo. Studiuesit kanë vënë në dukje gjithashtu se zbulimi mund të çojë në trajtim për viruse të tjera të ardhshme.
Top Channel